Barbara Doda: Ne jemi përgjegjës për rrjedhën që morën ngjarjet pas 8 dhjetorit
Barbara Doda, anëtare e Partisë Demokratike, tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se çdo qytetar duhet të luftojë për demokracinë, pasi kjo e fundit nuk është e mirëqenë.
“Kur u shemb teatri u ndjeva shume e pavlerë dhe shumë e padobishme në këtë vend. I thashë tim ati (ish-student në protestën e 8 dhjetorit) që nuk keni bërë asgjë, sepse ja ku jemi tani. Ai më tha se brezi im mendon se ka lindur me të drejtën e demokracisë”, rrëfeu Barbara.
Ajo tha se patjetër që protesta studentore e 8 dhjetorit të vitit 1990 duhet të kujtohet dhe të festohet, mirëpo demokracia, sipas saj, nuk vjen me një datë.
Barbara Doda e sheh problemin jo te kujtesa historike e shqiptarëve, pasi ajo thotë që kjo nuk mungon, por te fakti që qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë individuale që kanë për demokracinë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për historinë e ndryshimit të regjimeve, ne jemi përgjegjës për ndryshimin e vendit dhe rrjedhës që mori vendi pas datës 8 dhjetor të vitit 1990”, u shpreh Doda.
Ajo theksoi se beteja për demokracinë nuk bëhet në një datë, por çdokush duhet të luftojë përditë, pavarësisht se kjo mund të kërkojë sakrifica.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:00 3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 13:50 Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
- 13:43 Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 13:20 Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës