Barcelona ndalet nga Granada, Katalanasit qëndrojnë në vendin e 3-të

12 Shkurt 2024 | 16:02

Barcelona ka hedhur një hap fals në La Liga, ndërsa ka dështuar të fitojë në shtëpi, në përballjen ndaj Granadës.

Katalanasit hasën jo pak probleme ndaj ekipit që renditet i parafundit, duke e parë veten dy herë në disavantazh. Të besuarit e Xavit iu fallen dopietës së Yamal, i cili shpëtoi skuadrën nga humbja.

Pjesa e parë nisi mirë për Barcelonën, që pikërisht me Yamal zhbllokoi rezultatin. Minutat në vijim Sanches riktheu ekulibrat, për ta mbyllur pjesën e parë në 1-1.

Në fraksionin e dytë Pellistri, i shërbyer nga Myrto Uzuni dërgoi shifrat në 1-2 me Lewandowskin që ktheu barazpeshën.

Tentativat e miqve nuk do të ndaleshin kun ë minutën e 66’ Migel kaloi për herë të dytë në avantazh Granadën, por talenti Yamal me një gjuajtje nga distanca solli barazimin, me shifrat që nuk ndryshuan deri në fund.

Barcelona qëndron në vendin e 3-të në renditje në kampionat, ndërsa Granada e parafundit me 13 pikë, thuajse një kategori më poshtë.

Të dielën një fitore të madhe mori Sevilla që mposhti në shtëpi Atletico Madrid 1-0, Mallorca fitoi 2-1 ndaj Vallecano, ku një prej golave erdhi nga Muriqi, ndërsa Getafe 3-2 ndaj Celta Vigo.

Renditjen e kryeson Reali i Madridit me 61 pikë, më pas Girona, Barcelona, Atletico Madrid, Bilbao dhe Real Betis.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026