Barcelona në finalen e superkupës, Juventusi eliminon Frosinonen në Itali
Finalja e së dielës në Superkupën e Spanjës premton spektakël, ku dy skuadrat më të mira të vendit përballen me njëra-tjetrën. Barcelona, ashtu si më parë madrilenët kaloi pa probleme Osasunën, të cilën e mposhti me rezultatin 2-0. Një ndeshje në të cilën të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por me blaugranët që falë kualiteteve arritën të zgjidhin sfidën.
Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, ndërsa në të dytën Barcelona do të shënonte dy herë fillimisht me bomberin polak Lewandowski e më pas Yamal, i ardhur nga stoli, duke vulosur triumfin 2-0. Në orën 20 më 14 janar, luhet finalja e kupës me Realin e Madridit.
Ditën e enjte u luajt dhe çerekfinalja e fundit e kupës së Italisë, ajo mes Juventusit dhe Frosinones. Bardhezinjtë fituan pa vështirësi, duke shënuar plot 4 gola, ndërsa u anulua një tjetër me autor Milik. Polaku ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar 1 tripletë, ndërsa edhe Yildiz gjeti rrugë ne rrjetës, për të vulosur triumfin e radhës për Allegrin. Zonja e vjetër avancon kështu në gjysmëfinale aty ku e pret Lazio, një ndër skuadrat pretendente për fitimin e trofeut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Merkato e janarit| Sancho zyrtarisht lojtar i Dortmund, Bayern blen tek Tottenham
- Milani eliminohet nga kupa, Lazio kualifikohet mes grushteve
- “Kam dhe 1 vit jetë”, ish-trajneri i Anglisë diagnostikohet me kancer: Nuk dorëzohem
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë