Barcelona prezanton zyrtarisht trajnerin e ri, nënshkruan me teknikun gjerman

29 Maj 2024 | 14:29

Ashtu siç u përfol prej javësh, tanimë është zyrtare, Hansi Flick, është trajner i ri i Barcelonës.

Gjermani është zyrtarizuar këtë të mërkurë, ndërsa në faqen zyrtare të klubit janë publikuar dhe pamjet nga prezantimi i tij. 59-vjeçari ka firmosur një kontratë 2 vjeçare që e mban atë lidhur me katalanasit deri në 2026-ën, ndërsa padyshim objketivat kryesorë janë fitimi i titullit në Spanjë si dhe performanca në Champions League.

Më herët ai ia ka dalë të fitojë këtë trofe, madje duke rrëmbyer tripletën me Bayernin, ku fitoi Bundesligën, Kupën dhe Ligën e Kampionëve.

Flick e ka nisur karrierën si trajner në vitin 1996, ku më vonë drejtoi dhe Hoffenheimin, por bujën më të madhe e ka bërë pas 2019-ës, ku më pas fitoi dhe tripletën me bavarezët. Nga ajo kohë kanë kaluar disa vite, ndërsa Bayerni nuk po gjen ende trajner, me emrin më pranë klubit atë të Vincent Kompany.

Belgu pritet të prezantohet në krye të skuadrës, ndërsa sipas mediave gjermane firma për 3 sezone është gati, duke u bërë kështu pasuesi i Thomas Tuchel. Madje ish-mbrojtësi kampion me Manchester Cityn ka bërë gati dhe lojtarët që preferon të ketë në ekip, mes tyre dhe Jack Grealish.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026