Bardhi komenton kalimin e vulës te Berisha: Detyra kryesore që PD ka sot

12 Qershor 2024 | 12:54

Nënkryetari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania, vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën e Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e tij Bardhi, e cilësoi një zhvillim pozitiv marrjen e logos nga grupimi që ka shumicën në PD. Ai shtoi se kalimi në legalitet i opozitës është një lajm i mirë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët.

“Nuk kishte asnjë surprizë në vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit. Nga pikëpamja ligjore kjo çështje mori zgjidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë. Gjykata e Apelit nuk ka bërë asgjë më shumë sa ka zbatuar me përpikmëri vendimet e Gjykatës së Lartë. Në aspektin politik, e kam thënë dhe rpërsëritur, PD nuk është çështje e vendimeve të gjykatave është aty ku janë anëtarët e saj. Atë që ka ndodhur dje e konisedorj një akt pozitiv, pasi legaliteti i partisë më të madhe të opozitës është në interesin e publikut dhe në interesin e Shqipërisë. Është një zhvillim pozitiv dhe nuk është një humbje  e disa demokratëve dhe fitore e disa demokratëve të tjerë. Kjo është një fitore e çdo anëtari të Partisë Demokratike dhe çdo qytetari të ndershëm që do që opozita të përmbushë misionin e saj pa kleçka juridike apo çështje të kësaj natyre”, tha Bardhi.

Bardhi tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Ai deklaroi se çdo anëtar i Partisë Demokratike që ka mbajtur qëndrime kundër shumicës në këtë parti, është i ftuar t’i bashkohet PD-së dhe se kontributi i tij ndër vite do t’i njihet.

“E rëndësishimë nuk është çfarë ka ndodhur në vitin 2022, ishte një shans i humbur mosbashkimi i pjesëve brenda PD në zgjedhjet lokale. E rëndësishme është çfarë do bëjmë në një vit që na ka mbetur deri në ditën e zgjedhjeve. Unë mendoj se secili që ka menduar ndryshe në PD, ta ketë vendin në Partinë Demokratike. Është detyra jonë, e pjesës që është shumicë që të krijojë çdo mundësi që çdo anëtar që ka menduar ndryshe, por që e do PD-në, të përfshihet në strukturat e partisë duke njohur kontributin e tyre, pa asnjë shqetësim se çfarë ka ndodhur deri këto dy vite”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026