Bardhi për emërimet në qeveri: Nuk kanë rëndësi emrat, korrupsioni mbetet i njëjtë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat komentoi emërimet dhe shkarkimet e ministrave të rinj në seancën plenare që u mbajt ditën e sotme.
Ai theksoi se Rama i cili propozoi emërimet dhe shkarkimet nuk ishte i pranishëm në seancë. Mes tjerash ai nënvizoi se nuk ka rëndësi se kush janë ministrat e rinj, pasi kushdo që të jetë sipas tij do të mbrojnë korrupsionin e Ramës.
“Sa pari do të dua të ndajë shqetësimin me ju që edhe pse sot u formatua gjysma e kabinitetit qeveritar nuk u lejua një debat mbi këto ndryshime në qeveri. Nuk kemi asnjë shpjegim sepse në ditën e parë të shkollës, shkarkohet ministrja e arsimit dhe emërohet një tjetër. Nuk kemi asnjë sqarim se përse është shkarkuar ministrja e Jashtme në një kohë ku përpara kemi Samitin e Berlinit. Ajo që vihet re është se edhe kur propozimet e Kryeministrit vijnë për votim ai është i paaftë që të vijë dhe të mbrojë ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar. Shqiptarët e kanë kuptuar se sa do makijazh që të bëjë Rama në kabinetin , vulën e korrupsionit që mban kjo qeveri nuk e heq dot. Nuk ka asnjë rëndësi së si quhen ministrat e rinj apo të vjetër të Ramës, ato njëlloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Ramës. Problemi qëndron te Rama e jo te kabineti”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij