Votohen në Kuvend dekretet për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj

11 Shtator 2023 | 14:19

Ka nisur në Kuvend seanca plenare, ku po votohen dekretet e presidentit Bajram Begaj për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj.

Burime bëjnë me dije se në seancën plenare janë 110 deputetë prezentë.  Deputetët kanë votuar për shkarkimin e Olta Xhaçkës me 95 vota pro dhe  1 kundër. Mësohet se kundër shkarkimit të saj ka qenë Erion Braçe.

Shkarkohet Ogerta Manastirliu nga posti i Ministres së Shëndetësisë 110 vota pro, asnjë kundër

Shkarkohet Evis Kushi me 99 vota  pro dhe 3 kundër. Kundër shkarkimit të Kushit nga posti i Ministres së Arsimit kanë qenë tre deputetë nga opozita.

Shkarkohet Frida Krifca 107 pro asnjë kundër. Kjo e fundit nuk ka qenë prezente në sallë.

Edona Bilali shkarkohet me 102 pro, 4 kundër. Kanë qenë deputetët e opozitës që kanë votuar kundër shkarkimit të saj.

Emërimet

Arbjan Mazniku emërohet Ministër i Shtetit për pushtetin vendor me 73 pro, 35 kundër nga opozita

Albana Koçiu emërohet Ministre e Shëndetësisë me73 vota pro, 1 abstenim, 32 kundër

Igli Hasani emërohet Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro, 33 kundër

Ogerta Manastirliu emërohet Ministre e Arsimit dhe Sportit me 72 vota pro, 35 vota kundër dhe 1 abstenim.

Anila Denaj emërohet Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 73 vota pro, 27 kundër.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026