Emërimi i ministrave, Bardhi kërkesë Nikollës që seanca të zhvillohet me debat
Pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj, sot është Kuvendi që do të jap votën ose jo për ta.
Teksa pritet që të mbahet seanca plenare, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i ka nisur një kërkesë Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që seanca parlamentare të zhvillohet me diskutime dhe debate.

“Në mbështetje të neneve 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, ku përcaktohet se çdo deputet ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta, me përjashtim kur në Rregullore parashikohet ndryshe, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve për shkakrkimin dhe emërimin e Ministrave të zhvillohet me diskutimin e secilit deputet që dëshiron të diskutojë”-thuhet mes të tjerash në kërkesën e Bardhit.
Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator.
Emërimet
Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re):
Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti
Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit
Shkarkimet
Olta Xhaçka nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme
Delina Ibrahimajt nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë
Edona Bilali nga posti i Ministrit të Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu nga posti i Ministrit të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Evis Kushi nga posti i Ministrit të Arsimit dhe Sporti
Frida Krifca nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit
Milva Ekonomi nga posti i Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Kjo ministri shkrihet.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
- 22:21 SHBA refuzon zgjatjen e marrëveshjes tregtare me Kanadanë dhe Meksikën
- 22:16 Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
- 22:10 “Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..