Bardhi zbulon vendimin e grupit për Salianjin: Propozuam ngujimin në seli, por…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demoratike, Gamend Bardhi, mbajti këtë të premte një konferencë për media ku zbuloi vendimin e grupit parlamentar në lidhje me dënimin me 1 vit burg deputeti Ervin Salianji.
Sipas Bardhit grupi parlamentar vendosi me unanimitet të plotë ngujimin në seli për të mos lejuar arrestimin me urdhër politik të Salianjit. Por sipas tij ishte vetë deputeti i cil ka zgjedhur të vijojë përballjen me të keqen edhe me koston e të shkuarit në m ënyrë të padrejtë në burg.
Bardhi tha se iopozita do të vijojë aksionin opozitar, ku tha se më datë 6 tetor pritet të mbahet protesta e parë, por shtoi se kundërshtimi i këtij vendimi do të vijojë me mosbindjen civile në çdo rrugë e shesh.
“Qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ndaj kësaj padrejtësie është se ne nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet t’i nënshtrohemi. Për këtë arsye, qëndrimi unanim i të gjithë kolegëve të grupit parlamentar ka qenë kërkesa ndaj kolegut Salianji që të mos e zbatojë vendimin politik të Edi Ramës, të firmosur nga tre gjyqtarët e Apelit.
Sot është dënuar çdo anëtar i grupit të PD, çdo anëtar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i Shqipërisë që ka vendosur të jetojë në këtë vend dhe të luftojë më të mirën për veten dhe familjen.
Prandaj, grupi i PD sugjeroi ngujimin pa afat të deputetëve në selinë e PD. Ky ishte vendimi politik i grupit, por në këtë rast jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të deputetit Ervin Salianji, i cili përballet me të keqen dhe me koston e të shkuarit në mënyrë të padrejtë në burgun politik që i ka caktuar Edi Rama”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë