“Baron i krimit, e dimë ku je”/ Gazetari komenton deklaratën e ambasadorit të SHBA

27 Tetor 2023 | 21:14

Gazetari Ferdinant Dervishi tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se një ambasador amerikan është shprehur se i dinë ku janë baronët e krimit.

Ndërsa komentonte dosjet e nxehta të SPAK, gazetari tha se Prokuroria e Posaçme po mbështetet dhe ka gjithë suportin e nevojshëm për mos t’u shqetësuar për personat që do të hetojë.

“Ky është vullneti i mirë i amerikanëve, i askujt në Shqipëri, por ka dhe raste të tjera. Për shembull me vullnet të mirë, dikur, Fatos Nano në 2002-shin ndaloi skafet. Me vullnet të mirë duke u prerë fenomeni i skafeve nga qeveria Nano, pra vullneti i mirë i kryeministrit, iku kjo linjë dhe shkoi atje ku kishte qenë historikisht. Në të njëjtën periudhë, një vit më pas, ka qenë nja ambasador amerikan që ishte për një periudhë të shkurtër kohore që hodhi tezën ‘baronë të krimit, ne e dimë ku jeni dhe ne do ju godasim’, pra pati një mbështetje sërish qeveria e Nanos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të goditur krimin, jo korrupsionin,” – u shpreh Dervishi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026