Barut në duar pas vrasjes së Ramazan Sinos, Gjykata lë në burg Valter Bamin

28 Korrik 2023 | 11:49

Valter Bami u arrestua për “armëmbajtje pa leje”. Në duart e tij u gjetën shenja baruti kur u bë atentati në fshatin Larushk ndaj Gentian Bejtjas, ngjarje ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën 2 fëmijë të mitur.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e ka lënë në burg, pavarësisht se ky i fundit ka kërkuar lirinë dhe shpalljen e paligjshme të arrestimit.

Avokati i 37-vjeçarit, lir Murati ka bërë me dije se prokurorisë i është vënë në dispozicion edhe leja e armës sportive, me të cilën pretendon se klienti i tij bën qitje herë pas here.

Sipas avokatit, dyshimet ndaj klientit nuk qëndrojnë edhe për faktin se Valter Bami ka lidhje familjare me të ndjerin Ramazan Sino, dhe në kohën kur ka ndodhur atentati, klienti i tij ka qenë në banesë, gjë e cila vërtetohet nga pamjet e kamerave të sigurisë të ruajtura në telefonin e tij, që i janë vënë në dispozicion prokurorisë.

Pasi të gjendet arma sportive, pritet ekspertiza nëse baruti që rezulton në dorën e Valter Bamit ka dalë nga kjo armë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026