Degët e PD propozojnë kandidatët për kryebashkiak në Shkodër, Lushnjë, Vorë
Degët e Partisë Demokratike në Shkodër dhe Lushnjë i kanë propozuar Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD emrat për kandidatë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Dega e PD në Lushnjë ka propozuar Indrit Sefën në përfundim të mbledhjes së mbajtur sot.
Sefa, me profesion avokat, aktualisht mban postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD.
Dega e PD në Shkodër ka propozuar Xhemal Bushatin. Ai është ish-kryetar i këshillit bashkiak të Shkodrës.
Dega e PD-së në Vorë propozoi si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit, Ymer Markun.
Sipas procedurës, kandidati i propozohet kryesisë së PD dhe me pas do të certifikohet nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD.
Më 1 shkurt, dega e PD në Durrës propozoi emrin e Luan Hotit për kandidat për kryetar bashkie, kurse dega e Rrogozhinës paraqiti emrin e Ferdinand Saraçit.
Mbetën për t’u propozuar emrat e kandidatëve nga degët e PD në Dibër dhe Vorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 12:44 Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve
- 12:41 Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al