Basha i implikuar në 21 janar? Logu: Audiopërgjimi i montuar, tendencioze si provë
Avokati Besart Logu deklaroi se audiopërgjimi i publikuar së fundmi, për komunikimin në radio të ish kreut të gardës, Ndrea Prendi me vartësit e tij gjatë demonstratës së 21 janarit, është i montuar dhe tendencioze si provë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Logu u shpreh se asokohe, kompetencën për të dhënë urdhër për hapjen e zjarrit, e kishte vetëm komandanti i Gardës së Republikës.
“Lidhur me audioregjistrimin, përveçse nuk është marrë në formën e kërkuar nga ligji, duhet të plotësojë disa kritere që të konsiderohet e ligjshme dhe të kemi një mundësi për rinisjen e një hetimi. Mua më duket tendencioze si provë, citohet në radio që të kërkon ministri, pra bëhet fjalë për zotin Basha. Por ka diçka, në ligjin për Gardën e Republikës, varësia e Gardës është administrative dhe funkionale-lëndore. Garda e Republikës në kohën e 21 janarit varej nga Ministria e Brendshme.
Ai audioregjistrim duket i montuar, tendencioz, citon ministrin e Brendshëm, ndërkohë që ministri i Brendshëm, nuk e ka kompetencë të urdhërojë vrasje me hapje zjarri, fishekë, kjo është kompetencë funksionale-lëndore. Ligjërisht nuk ka të drejtë të japë urdhër për hapoje zjarri, sepse nuk e ka këtë kompetencë. Kjo kompetencë ishte e kreut të institucionit, zotit Ndrea Prendi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)