Basha këmbëngul për komisionin ‘Becchetti’, të hënën ankimohet vendimi i Kuvendit
Të hënën Partia Demokratike do ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për cështjen Francesco Beçhetti.
Mazhorancës i dha një javë kohë për të zgjidhur ngërçin me komisionin tjetër hetimor për inceneratorët. Ndërsa në konferencën e së shtunës, lideri i opozitës theksoi se nuk tërhiqet nga Vettingu i politikanëve.
“Unë dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me depozitimin që i kemi bërë kërkesës për vetting-un e politikanëve, tashmë në përputhje dhe në zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, nuk bëjmë gjë tjetër veçse konfirmojmë atë që kemi kërkuar prej 2018-ës, por siç e thashë të plotësuar me të gjitha aspektet që ka kërkuar Venecia të adresohen. Kjo dhe vetëm kjo është e vërteta. Dhe nuk ka asnjë tërheqje nga kjo. Është pjesë e amendamenteve kushtetuese që janë depozituar dhe ka zero tërheqje nga kjo,” – u shpreh Basha.
Një tjetër betejë nga nuk tërhiqet është ajo me Sali Berishën. Kreu i PD-së e bëri të qartë se nuk do të thërrasë kuvendin kombëtar e as paraardhësi nuk ka kompetencë ta bëjë.
“Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti i partisë për të njoftuar apo thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucionet e saj dhe statut dhe procedurat si mblidhen institucionet janë të qarta. Sali Berisha mund të thërras institucione themelore, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunker për hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera dhe prioritete të tjera, Shqipëria dhe shqiptarët kanë hallë të tjera dhe prioritete të tjera,” – tha kryedemokrati.
Basha theksoi se ishte takuar disa herë me ish-kryeministrin para se të merrte vendimin për ta përjashtuar nga grupi.
Foltoret e Berishës në rrethe i quajti institucione paralele që synojnë krijim e bunkereve për t’u mbrojtur nga hallet personale.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania