Basha më i pëlqyeshëm në Durrës, Luarasi: Rëndësi ka kush shihet i përshtatshëm për kryeministër
Në sondazhin e fundit për Qarkun e Durrësit, Lulzim Basha gëzon një pëlqyeshmëri më të lartë se sa Edi Rama, duke rikuperuar dhe përmbysur diferencën prej 7.3% nga sondazhi i parë për këtë qark.
Për pedagogen Iris Luarasi, më shumë se opinioni pozitiv me rëndësi ka se kush shihet i përshtatshëm për kryeministër.
Sipas saj, përqindje kanë rëndësi, por jo shumë pasi në fund nëse nuk prodhojnë mandat janë të parëndësishme.
“Kur i lexon të dhënat ke konfuzion lidhur me Durrësi. Sondazhi i parë në mars dhe i dyti në prill është ulur numri i atyre që mendojnë se punët shkojnë keq ose shumë keq, që është një lëvizjen e madhe.
Kjo nuk përkthehet se cili është lideri politik për të cilin keni mendim pozitiv apo negativ. Kemi një ngritje të pëlqyeshmërisë për z. Basha dhe një ulje të z. Rama. Por duhet të kemi parasysh një gjë, se në fund të ditës njerëzit nuk votojnë nëse u dukesh pozitiv apo jo, pasi pyetja më e madhe është cilin do të donit për kryeministër.
Përqindjet kanë rëndësinë e tyre, por jo shumë, pasi ato që numërohen janë mandatet. Ndonjëherë përqindjet mund të duken shumë afër, po në momentin që nuk prodhojnë mandat, nuk kanë rëndësi”, tha znj. Luarasi.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Pëlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin