Basha me Kolegjin e Kryetarëve: 2 vite amulli na kanë larguar nga hallet e njerëzve

5 Shtator 2023 | 11:27

Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në Kolegjin e Kryetarëve këtë të martë, ku falënderoi delegatët për pjesëmarrjen.

Sipas tij angazhimi i tyre nuk ishte vetëm për të mundësuar kuorumin e Kuvendit Kombtar të Partisë Demokratike, por një pjesëmarrje që dëshmon besimin në strukturat drejtuese të PD-së.

“Barometër i shpresave, pritshmërive dhe vendosmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur përpara jo thjesht dhe vetëm me interesat më të mira të demokratëve, por me interesat më të mira të shqiptarëve në mendje dhe në zemër. Pjesëmarrjet në Kuvendet Kombëtare të cilat pët fat të mirë janë të dëshmuara në çdo rast nga media, nuk janë thjesht dhe vetëm mbledhje të delegatëve. Mesazhet që jepen në fjalimet e delegatëve, por dhe fryma që përçohet përmes pranisë së tyre është gjithashtu një tregues i qartë,” – u shpreh Basha.

Sipas tij, PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj, por për t’i shërbyer interesit kombëtar dhe publik. Kjo, siç theksoi Basha, është vetëdija që i ka mbajtur gjallë dhe në furinë e goditjeve të njëpasnjëshme nga kasa e vjetër politike, duke përmendur këtu Ramën, Berishën dhe Metën.

“Ne për dy vite me apo pa vullnetin tonë kemi qenë pjesë e një agjende që na ka larguar nga njerëzit, na ka larguar nga hallet e tyre të përditshme, nga shqetësimet e tyre që burojnë nga politika, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me shqetësimet e politikës apo të politikanëve,” – deklaroi Basha.

Siç u shpreh ai, kjo nuk nuk është politika që ata kanë zgjedhur të bëjnë dhe as ajo që njerëzit presin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026