Basha: Me taksën e sheshtë 9%, të gjithë do të paguajnë më pak
Nëpërmjet një videoje të postuar në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një përllogaritje se sa do të përfitojnë mjekët, infermierët dhe policët nga taksa e sheshte 9% e propozuar nga opozita, në ndryshim nga taksa progresive, që për këta sektorë është aktualisht 13%.
Sipas Bashës, me taksën 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve.
Sistemi i propozuar nga Partia Demokratike, përjashton nga taksat 30 mijë lekëshin e parë të të ardhurave, dhe tatohet me 9% diferenca mbi këtë vlerë.
Sipas kryedemokratit me taksën e sheshtë një mësues i sistemit 9-vjeçar do të paguajë 960 lekë në muaj më pak se me taksën progresive, një polic 1880 lek më pak, ndërsa një infermier nga 620 deri në 960 lekë më pak në muaj.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania