Basha në Fier: Era e ndryshimit shihet në sytë e mbarë shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi sot në Fier takimet që i ndërpreu dje për shkak të ndarjes nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.
Gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve të Fierit, Basha tha se era e ndryshimit shihet në sytë e mbarë shqiptarëve.
Ai theksoi se qytetarët shqiptarë duan të kenë një vend, të i cili nderohen dhe respektohen njerëzit e punës.
“Nga Kolonja në Fier, nga hyrja e Mallakastrës në Ballash, sot si kudo tjetër nëpër Shqipëri era e ndryshimet po fryn, dielli i fitores po shndrin dhe një ditë e re për shpresën dhe besimin e çdo familje shqiptare, një e nesërme më e mirë për të gjithë dhe një Shqipëri më e drejtë që vlerëson njerëzit e punës dhe nuk i shkel me këmbë, që ju jep hakun baballarëve që rropaten për bukën e fëmijëve të e tyre”, theksoi ai.
Lideri i opozitës theksoi se nëse vjen në pushtet pas 25 prillit, pasurinë e Shqipërisë do t’ua kthejë qytetarëve.
“Që pasuritë e mahnitëse të Mallakastrës, Ballshit, të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë ua kthen zotërve të vërtetë, që jeni ju, banorët e këtij vendi”, tha Basha.
Ai u ndal edhe në Ballsh, ku gjatë një bashkëbisedimi me naftëtarët, premtoi t’i japë zgjidhje çështjes së rafinerisë.
Lexoni gjithashtu:
Fushata zgjedhore, Rama kritika Bashës për grumbullimet, reagon PD
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania