Basha në Korçë: Biznesi i vogël do të ketë vetëm 1 taksë, 0.5% e xhiros vjetore

5 Korrik 2020 | 11:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimit që ka pasur në Korçë me përfaqësues të biznesit u ka premtuar atyre uljen e taksave për biznesin e vogël.

Z. Basha tha se, me ardhjen e PD-së në qeveri do të vendoset një sistem taksash konkurruese për rajonin.

“Sa i përket biznesit të vogël, 140 milionë lekë e poshtë, do të kenë një taksë 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër lokale apo qendrore çdo tatim tjetër, çdo lloj tjetër formë tarifimi do të zhduket. Do të ketë vetëm një taksë dhe asnjë tarifë dhe asnjë taksë tjetër”, deklaroi lideri i opozitës.

Një prej biznesmenëve që z. Basha takoi u shpreh se, vitin e fundit ka pasur rritje të taksave lokale për biznesin e vogël pasi nga 37 mijë lekë ka paguar 80 mijë lekë dhe kjo gjë po e çon drejt falimentimit.

Nga ana tjetër, për biznesin e madh, Basha tha se do të vendoset taksë e sheshtë prej 9%. “Pa këto masa, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të hidhet drejt një gropë gjithmonë e më të thellë, siç është hedhur këto 7 vite”, tha Basha.

Gjatë takimeve në Korçë, Basha u shpreh më tej se, prioriteti kryesor i PD-së do të jetë ekonomia, punësimi dhe mirëqenia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026