Basha për Ditën e Verës në Elbasan: Uroj ndryshime pozitive për shqiptarët në maj

14 Mars 2025 | 10:22

Kreu i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Ditës së Verës. Nga hyrja e kalasë së qytetit të Elbasanit, Basha u shpreh se kjo është një ditë mirësie, mbarësie dhe pozitiviteti dhe uroi që e tillë të jetë edhe vera duke filluar nga maji, kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare 2025.

“Nga Elbasani që sot është kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, ju uroj gëzuar ditën e Verës! çdo familje shqiptare, të gjithë qytetarëve shqiptarë u uroj shëndet e mbarësi për ju dhe për familjet tuaja, suksese dhe plotësim të dëshirave, planeve e aspiratave tuaja.

Për mua është një kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem sot këtu në mes të qytetarëve të Elbasanit, qytetit tim të dytë ku kam qëndruar për një kohë të gjatë si përfaqësues, të ndodhem në këtë qytet që i ka dhënë kaq shumë kombit tonë.

Është një ditë mirësie dhe mbarësie, është një ditë pozitivieti, ashtu si uroj nga zemra të jetë kjo verë për të gjithë shqiptarët duke nisur nga një verë e hershme nga maji. Një maj i ndryshimeve pozitive dhe një maj i kthimit të besimit se një jetë më e mirë është e mundshme në Shqipëri, se Elbasani, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë”,-tha Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026