Basha prezanton platformën e PD në Kongresin Amerikan
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës disa ditore në SHBA, u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit, Michael McCaul.
Bëhet me dije se kreu i PD dhe McCaul diskutuan për situatën në Shqipëri dhe në rajon.
Basha ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të PD-së, për ndihmën dhe mbështetjen që SHBA-ja, i kanë dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar në kohë të vështira dhe sfiduese, por edhe ne ditët e sotme në funksionimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e demokracisë.
Korrupsioni është një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri, theksoi zoti Basha, i cili ka impakt në zhvillimin e vendit dhe konkurrencën e lirë. Institucionet e reja të drejtësisë, e veçanërisht SPAK, kanë nisur një betejë të fortë kundër korrupsionit me rezultate të prekshme. PD-ja i mbështet dhe i inkurajon ato ta vazhdojnë këtë betëjë në nivelet e larta, pa rënë pre e presionit apo shantazheve politike të cilat, fatkeqësisht janë shtuar kohët e fundit.
Basha prezantoi dhe nismat e PD-së si, vetting-u i politikanëve, përmes të cilit synohet të pastrohet politika nga politikanët e korruptuar dhe të lidhur krimin, apo fuqizimi i qytetarëve përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë të deputetëve, si dhe krijimi i mundësisë për të votuar, për herë të parë, të diasporës shqiptare.
Një pjesë të rëndësishme të bisedës e zunë edhe zhvillimet në rajon dhe veçanërisht Kosova. Basha ka kërkuar që sa më parë të bëhen të ditur, jo vetëm përgjegjësit, por edhe urdhëruesit e sulmit të 24 shtatorit ne Banjskë, e cila ishte qartësisht një tentativë si ajo e Krimesë, për të aneksuar territor të Kosovës.
Vëmendja e shtuar e SHBA-së është garanci për siguri dhe stabilitet, ndërsa është e rëndësishme, që Serbia të mos tolerohet me sjelljet e saj dhe sa më parë Kosova të nisë procedurat e anëtarsimit në NATO.
McCaul theksoi se komisioni dhe Kongresi po i ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon dhe konsideroi si thelbësore, që Shtetet e Bashkuara të forcojnë angazhimin ndërkombëtar me aleatët, të kundërshtojnë politikat agresive të kundërshtarëve dhe të avancojnë interesat e përbashkëta të kombeve, në mbrojtje të stabilitetit dhe demokracisë në mbarë globin.
LEXONI GJITHASHTU:
Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- 10:16 Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara
- 10:08 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë arrin në 3,811
- 10:03 Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg
- 09:55 Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
- 09:48 India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin