Basha: Rama lëviz me avion çarter, harxhon deri në 150 mijë euro karburant

27 Janar 2022 | 13:25

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shfrytëzon postin për udhëtime nëpër botë me avion çarter, me të cilin së fundmi ka harxhuar deri në 150 mijë euro karburant.

“Para dy ditësh shkoi dhe erdhi diku me çarter dhe nuk njoftoi shqiptarët për çfarë po i harxhonte ato 120 apo 150  mijë euro karburant”, u shpreh Basha në Kuvend.

“Shkon e vjen me një avion luksoz në Paris, Mynih”, shtoi ai.

Menjëherë fjalën e mori ministrja Elisa Spiropali, e cila tha se Basha lexon të njëjtin fjalim në Kuvend dhe vetëm i ndryshon paragrafët.

“Basha të sqarojë pozicionin e tij brenda PD në raport me shqiptarët pastaj të kërkojë nga kjo shumicë dhe ky kuvend, llogari.  Nuk mund të vini këtu sa herë keni probleme të brendshme dhe të hidhni baltë këtu”, tha Spiropali.

Ajo theksoi se PD duhet të pranojnë humbjen e zgjedhjeve më 25 prill për shkak të paaftësisë së saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do...
15:45 | 08/07/2026

Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të...
15:28 | 08/07/2026

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit...
15:08 | 08/07/2026