Basha reagon pas dënimit të Tahirit
Pas dënimit nga Gjykata me 3 vite e 4 muaj burg për Saimir Tahirin, ka reaguar kreu i PD-së Basha ku thotë se dënimi vërteton akuzat e PD-së para disa vitesh.
Partia Demokratike i nisi akuzat mbi Tahirin që kur ky i fundit u emërua Ministër i Brendshëm i qeverisë së koalicionit PS-LSI në vitin 2013. Akuzat lidheshin me trafik droge, pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar dhe pastrim parash.
Nga radhët e PD-së ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, i cili thotë se dënimi i Tahirit provoi pretendimet e PD-së “se Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar”.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot me 5 vjet burg ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin, i cili me gjykim të shkurtuar do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj. Tahirit i lejohet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.
Më 20 shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Tahirin për shpërdorim detyre duke e dënuar atë me 5 vite heqje lirie, dënim i pezulluar nga gjykata për t’u konvertuar në 3 vite shërbim prove.
Tahiri gjithashtu u akuzua për trafikim droge në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, kryerje të veprave penale në kuadër të këtij grupi dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, por ato u rrëzuan nga gjykata.
Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta