Basha sulmon Berishën: Po shpik armiq që të fsheh dështimin që mbolli
25 Maj 2023 |
13:38
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjigjur përmes një postimi në Twitter, kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, i cili e quajti një vegël në dorë të Ramës.
Në reagimin e tij Basha nënvizon se Berisha kërkon të shpik armiq me qëllim që të fsheh dështimin që pati në zgjedhjet lokale. Ai shton se humbja e opozitës në 14 maj u mboll nga Sali Berisha, i cili vendosi hallin e vetë personal mbi interesat e demokratëve.
“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, shkruan Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk kam hequr dorë kurrë”, Basha tregon për herë të parë pse iu rikthye takimeve
- “Mos u besoni më politikanëve”, Basha-të rinjve: Duhen listat e hapura 100%
- I veshur sportiv dhe mes të rinjve, rikthehet në takime publike Lulzim Basha
Lajme të Sugjeruara
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh