Basha takime me qytetarët në Fushë-Krujë: Lufta kundër korrupsionit, jetike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të hënë takime me sipërmarrës të vegjël të cilët renditen problemet dhe nevojat që kanë.
Përmes një postimi në facebook, kreu i PD ka shpërndarë disa foto nga takimet.
“Ata kërkojnë që politika të kthehet në shërbim të tyre, për një qeveri që ua lehtëson punën dhe vepron në mbështetje të shumicës së ndershme të qytetarëve, jo të klientëve dhe monopolistëve të zakonshëm që i kanë marrë frymën ekonomisë”, – shkruan kryetari i PD në rrjetet sociale.
Sipas Bashës kjo qasje e dështuar politike pasqyrohet edhe në projektbuxhetin e qeverisë, që pikë refermi vijon të ketë interesat e një grushti të vogël njerëzish, jo ato të qytetarëve që përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve, rritjen e taksave, rënien e fuqisë blerëse dhe papunësinë e lartë që ka vështirësuar jetën e tyre.
“Partia Demokratike është në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm dhe po bashkëpunon me ekspertët më të mirë të botës së biznesit, akademikët dhe këshilltarët tanë nga vendet partnere, për të ndërtuar alternativën ekonomike për të cilën Shqipëria ka nevojë”, – shprehet Basha.
Për kryetarin e PD, lufta ndaj monopoleve dhe korrupsionit është e vetmj rrugë për të çliruar energji më ekonomi.
“Ne jemi të bindur se lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit është jetike dhe intensifikimi i saj do të çlirojë energji të jashtëzakonshme në ekonomi , duke i dhënë një perspektivë të re zhvillimit të vendit në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”, – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike gjatë vizitës në Fushë-Krujë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë