Basha takime në Lezhë: Mos u dorëzoni, për 40 ditë do të sjellim ndryshim në çdo familje
Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar sot takimet elektorale në qytetin e Lezhës. Basha u takua me bizneset lokale dhe pensionistë dhe premtoi dalje nga gjendja ku Lezha ndodhet, menjëherë pas 25 prillit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku ka zhvilluar disa takime me biznese lokale. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Marku dhe Gjekmarkaj, kryedemokrati kërkoi mbështetje nga qytetarët dhe bizneset e vogla lezhjane, pasi sipas tij për 40 ditë është duke ardhur ndryshimi i shumëpritur.
“Mos u dorëzoni, edhe 40 ditë, do të sjellim një ndryshim për çdo familje. Ndryshim ekonomik për ju sipërmarrje, por dhe familjet. Të gjithë bashkë që të fitoj Lezha, Shqipëria, sipërmarrja. 25 prilli është dita e ndryshimit. Një ndryshim krejtësisht ekonomik që ta ndjeni edhe ju si sipërmarrje, por në radhë të parë ta ndiejnë familjet shqiptare. Le të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për ndryshimin që të fitojë Shqipëria, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojë Lezha, të fitojë edhe sipërmarrja”, deklaroi kreu i PD.
Basha e vijoi vizitën e tij në një çift pensionistësh në pamundësi ekonomike, ku tha se sapo të vijë në qeveri do të rikthejë të gjitha të përjashtuarit pa të drejtë nga ndihma ekonomike.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh