Basha thërret Kuvendin Kombëtar në 2 shtator: Vendime me rëndësi për PD
Kreu i PD Lulzim Basha njoftoi gjatë një takimi me strukturat drejtuese të qarkut Fier se më 2 shtator PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Basha theksoi se Kuvendi do të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e PD.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Basha shprehet se “Partia Demokratike mundet dhe do ta bëjë këtë, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve, në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve.
“Listat e hapura; Vetting-u në politikë; Kufizimi i mandateve; Vota e diasporës; Zgjedhja e Presidentit nga populli. Përmes këtyre propozimeve, të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, ne mund ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin politik, duke bërë të mundur që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë thjesht rotacion, por një ndryshim të vërtetë, ashtu siç shqiptarët presin e meritojnë”, shprehet Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha takon drejtuesin amerikan të IRI, në fokus ndërtimi i kapaciteteve të PD
- Basha: Dosja e inceneratorëve dëshmi se Rama ka ndërtuar një shtet të korruptuar
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona