Basha u shtrin dorën demokratëve: Ejani jepni kontributin në partinë tuaj
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Pallatin e Kongreseve, ku po festohet 33-vjetori i themelimit të PD iu bëri thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen për rtë dhënë kontributin e tyre në parti.
Teksa bëri një ‘mea culpa’ para demokratëve të mbledhur në Pallatin e Kongreseve me këtë rast, Basha bëri një thirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike
“Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite. Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve të saj, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia e njerëzve të lirë është partia e vlerave euro-atlantike eshte partia e interesit kombëtar të shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirepresim te gjitheve! Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ceremonia për PD, Basha: Një pjesë e jona sillet rrugëve nga frika e drejtësisë
- 33-vjetori i themelimit të PD, Berisha shoqërohet nga e bija në ceremoni
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë