Ceremonia për PD, Basha: Një pjesë e jona sillet rrugëve nga frika e drejtësisë
Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se është i vetëdijshëm se në këtë përvjetor të themelimit të PD, një pjesë e atyre që punuan për këtë parti, nuk janë të pranishëm.
Komentet Basha i bëri gjatë fjalës së tij në Pallatin e Kongreseve, ku po festohet 33-vjetori i themelimit të PD.
Ai tha se një pjesë e elitës së PD po sillet rrugëve, nga frika e drejtësisë dhe shtoi se shumë shpejt do të paraqesë programin për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“PD është partia e ëndrrës së një kombi për liri. PD ishte drita e parë e shpresës për një Shqipëri demokratike, europiane dhe perëndimore. Në këtë përvjetor nuk i kemi në krahë të gjithë. Shumë nga ata që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne.
E di që një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e trembur nga dora e drejtësisë. E di që shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. Është partia e rinisë europiane shqiptare. Në këtë datë, pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne.
Në peshoren e kohës, janë vetëm një çast në historinë tonë 33 vjeçare si demokratë. Vetëm një çast në historinë tonë që si shqiptarë patriotë nuk vendosim askënd mbi Shqipërinë. PD është e Shqipërisë.
PD është e Shqipërisë, çdo gjë që bëjmë, çdo qëllim që i vendosim vetes është për shqiptarët. Po përfundojmë dhe shumë shpejt do të shpalosim programin tonë që ta çlirojmë ekonominë, që ta mbajmë këtu rininë tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë