“Basha udhëhoqi betejën ndaj Berishës” Gazetari: Jepini meritat që i takojnë
Gazetari Reldar Deda ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë demokratike, ku Lulzim Basha kandidon për t’u bërë sërish kryetar i Partisë Demokratike.
Ai tha se Lulzim Basha ka meritat e tij në Partinë Demokratike dhe po ashtu duhet thënë se ai ishte personi kryesor që doli në betejë kundër Sali Berishës.
“Sali Berisha është një person që ka vota shumë dhe kemi një fakt shumë kokfortë që është fakti më i rëndësishëm që duhet të analizohet janë 104 mijë vota që ka PD-ja zyrtare.
Unë mendoj se kjo ka qenë votë kundër Sali Berishës dhe këtë betejë kundër Sali Berishës, mirë apo keq, të gabuar apo të drejtë e mori Lulzim Basha dhe ne nuk mund të mos i japim këtë gjë, qoftë negativisht, qoftë pozitivisht. Ai e mori përsipër, është domeni kryesor anti-Berisha sot në Partinë Demokratike”,-tha Reldar Deda në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Flet për herë të parë kandidati që do garojë përballë Bashës për kryesinë e PD
- Aksidentohet në punë, 35-vjeçari ndërron jetë si pasojë e plagëve
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona