Basha në familjen e Bujar Çukës në Thumanë: Do t’i jepet fund kësaj katastrofe, njerëzit e dëmtuar do marrin zgjidhje

26 Nëntor 2020 | 13:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në familjen e Bujar Çukes në Thumanë.

1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, dhimbja e familjes Çuka që humbi nënën dhe djalin në këtë tragjedi është e madhe.

Basha gjatë takimit ngushëlloi të gjithë familjet që humbën të dashurit e tyre me tërmetin e 26 nëntorit 

‘’Jam këtu për t’i dhënë forcë dhe për t’i shprehur ngushëllimet Bujarit dhe Megit për humbjen e të dashurit të tyre, nënës dhe të vëllait, bashkëshortes dhe të djalit. Sikundër për t’i shprehur të gjithë ngushëllimet e mia dhe për t’i dhënë forcë gjithë shqiptarëve, që humbën të dashurit e tyre në tërmetin e 26 nëntorit, sot një vit më parë. Jam i vetëdijshëm sepse vazhdimisht kam qenë në zonat e goditura nga tërmeti për vuajtjet, dhimbjet, në radhë të parë të atyre që humbën të dashurit e tyre, por edhe të qindra mijëra familjeve të tjera që iu shkatërrua pasuria e një jete, shtëpitë, banesat e tyre, vuajtjet të cilat për fat të keq vazhdojnë edhe sot që flasim, ku shumica dërrmuese e familjeve vazhdojnë të jenë në kushte shumë të vështira. Një pjesë e tyre akoma në çadra, një pjesë e tyre janë futur, janë detyruar të futen në shtëpi të pasigurta, njësoj si ato që shkaktuan tragjedinë e Thumanës ku rikthimi në dy pallatet e dëmtuara nga tërmetet e mëparshme solli dhe humbjen e 24 jetëve. Gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë. Ata janë dyfish të kërcënuar nga pandemia për shkak të mungesës së elementëve bazë higjeno – sanitare, të ujit të rrjedhshëm”, u shpreh Basha.

Ai premtoi se do të bëjë gjithçka që t’i jepet fund kësaj katastrofe dhe njerëzit e dëmtuar të marrin zgjidhje.

“Ndaj sot bashkë me ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe me dëshirën për t’i dhënë forcë çdokujt në emër të të gjithë shqiptarëve dua të shpreh edhe njëherë indinjatën që një vit më pas kemi shumë fjalë dhe pak punë, kemi premtime të pambajtura dhe kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, pa banesa të sigurta, me një gjendje ekonomike të rrënuar.

Dua të zotohem, sot në 1 këtë vjetor të tërmetit, se do bëjmë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe në vazhdim. Do të bëjmë gjithçka që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë e premtime boshe”, u shpreh kryedemokrati.

Familja e Bujar Cukes ka jetuar në një nga pallatet e Thumanës që u shembën nga tërmeti i vitit të kaluar. Aktualisht Bujari dhe vajza e tij Megi, të vetmit e mbijetuar të tragjedisë jetojnë në një shtëpi në zonën e Don Boskos. Sot, 1 vit pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën nënës dhe vëllait, vajza e mbijetuar Megi ka vetëm një apel: ‘Drejtësi për vëllain dhe mamanë që vdiqën në pallatet e Thumanës’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026