“Bashkë fitojmë” mbyll fushatën në Tiranë/ Berisha: 48 orë na ndajnë nga fitorja

12 Maj 2023 | 21:21

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte fjalën përmbyllëse të fushatëës elektorale të “Bashkë fitojmë”. Ai tha se koalicioni ka arritur të shkojë te qytetarët e i ka bindur ata se është koha për të shkuar drejt ndryshimit.

“Ne ja dolëm të bindim shqiptarët dhe ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta që në 14 maj të votojnë ndryshimin, të votojnë Belind Këlliçin, të votojnë kandidatët tanë të fitores”

Në fjalën e tij Berisha falenderoi edhe një herë kandidatin për bashkinë e Tiranës dhe tha se ai ëhstë miodeli më i mirë i të riut shqiptar për të cilin duhet të ndihemi krenar.

“48 orë na ndajnë nga fitorja, 48 orë na ndajnë nga shpresa e madhe që po vërshon në mbërq shqipërinë. Ndaj dilni në votime dhe mos harroni që njeriu që ka frikë nga veptar e tij, njeriu që ka frikë nga krimet e tij, kalon si hije nga sheshi në shesh dhe u bën thirrje të mos dilni në votime.

Kalojnë në skuta shpërndajnë para dhe frikë. I them Edi Ramës se rryma e ndryshimit do të marrë përpara do të fshijë e do të çojë atje ku e meriton. Edi Rama hiq dorë se populli sot është në këmbë, janë më krenarë se kurrë  dhe më të vendosur se kurrë! dua të falenderoj kryebashkiakun e ri të Tiranës se ai me formimin e tij të shkëlqyer, nderon çdo qytetar të Tiranës. Belind Këlliçi është prototipi më i mirë i të riut të sukseshëm, ne jemi krenarfë për Belind Këlliçin”,-tha Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026