Ndeshja finale e Champions League zhvendoset nga Stambolli? Reagon UEFA
Ndeshja finale e Champions League do të zhvillohet patjetër në Stamboll më 10 qershor. Ky lajm është konfirmuar nga një deklaratë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), e cila ka mohuar informacionin e “Daily Mail” se ka një opsion rezervë për shkak të trazirave të mundshme në Turqi pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 14 maj.
“Ndeshja do të luhet në Stamboll më 10 qershor, siç ishte planifikuar”, tha UEFA në një deklaratë, duke shtuar: “Ne nuk po zhvillojmë asnjë diskutim tjetër me institucionet politike, qeveritë apo shoqatat kombëtare të futbollit”.
Stambolli duhej të priste finalet në 2020 dhe 2021. Më pas humbi pritjen për shkak të pandemisë së koronavirusit, kështu që finalet mes Bayern – Paris Saint-Germain dhe Chelsea – Manchester City u luajtën përkatësisht në Lisbonë dhe Porto.ndeshje
Finalistet e sivjetmë të Ligës së Kampionëve do të dihen pas ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve, të cilat janë caktuar për të martën dhe të mërkurën. Të martën, Interi mbron një fitore 2:0 ndaj rivalëve të qytetit Milan, dhe Manchester City dhe Real takohen në Etihad pas barazimit 1:1 të Madridit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë