50 mijë euro dhe ndeshje pa tifozë, UEFA ndëshkon Serbinë pas ofendimeve për Kosovën

10 Maj 2023 | 17:11

UEFA e ka dënuar Serbinë me një ndeshje pa shikues dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh, pasi në Podgoricë ku tifozët serb ishin në numër të madh, brohoritën “Kosova është Serbi”.

Gjithashtu tifozët serb nuk do të mund të marrin bileta as për ndeshjen e radhës në Bullgari (20 qershor) në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

UEFA ka deklaruar se Serbisë i është aktivizuar dënimi me kusht për shkak të thirrjeve nënçmuese dhe ofendimeve në baza kombëtare gjatë ndeshjes në Podgoricë.

Serbia kishte mundur Malin e Zi me rezultat 2-0 në atë ndeshje të luajtur më 27 mars në kuadër të eliminatoreve për Euro. Dënimi do të kryhet më 7 shtator, kur Serbia pret Hungarinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026