UEFA me sytë nga Juventusi, bardhezinjtë mund të dënohen

25 Prill 2023 | 16:47

Problemet për skuadrën e Juventusit duket se nuk kanë fund edhe pse vetëm pak ditë më parë u njohën me lajmin e mirë. 15 pikët iu rikthyen torinezëve, por duket se ende asgjë nuk është e sigurt sa i përket fatit të kësaj skuadre. Sipas asaj që raporton Gazeta Delo Sport, Juventusi rrezikon të dënohet dhe nga UEFA.

Qeveria europiane e futbollit pret vendimin prfundimtar nga drejtësia italiane në lidhje me plusvalencat, aty ku çështja është sërish duke u hetuar dhe nuk përjashtohen dënimet. Pak ditë më parë, koilegji garantues vendosi që ti kthente bardhezinjve 15 pikë, por vendimi nga gjykata federale e apelit nuk ka ardhur ende, ndaj ky fakt ngre pikëpyetje tek UEFA.

Këta të fundit kanë hapur një hetim për të njëjtën çështje, ku nëse konfirmohet gjithçka, Juventusi nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kompeticionet europiane për një periudhë të caktuar kohore. Aktualisht renditet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa vijon garën me Milanin, Interin, Lazion dhe Romën

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026