‘Bashkëpronarë në lojëra fati’, Vezaj: Vis Martinaj, njohje me politikanë në Kosovë

16 Dhjetor 2022 | 18:42

Gazetari Flamur Vezaj thotë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, ka njohje me politikanë në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vezaj u shpreh se Martinaj, është bashkëpronar në disa biznese të lojërave të fatit me këta politikanë.

Sipas tij, janë këta persona të cilët mund ta kenë ndihmuar Martinajn që të dalë nga Shqipëria dhe të strehohet në Kosovë.

“Unë vazhdoj të mendoj që në bazë të atyre rrethanave që kemi folur, rasti i Martinajt më shumë anon te pjesa e inskenimit ose vetë inskenimit, se sa te pjesa e zhdukjes dhe vrasjes së tij. Tani, për sa kohë është në gjendje të mbajë një inskenim apo një zhdukje të tillë, këtë nuk mund ta them, sepse varet kush janë njerëzit dhe personat të cilët e mbrojnë dhe e mbajnë afër, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë ku është përfolur që mund të ketë kaluar andej. Dihet që edhe në Kosovë ka pasur njohje shumë të madhe me politikanët e shtetit të Kosovës, të cilët kanë pasur lojërat e fatit bashkë në Kosovë.

Nëse ai rezulton, me informacionet që kam, që ka dalë në Kosovë nga këto persona që ruhet, ai do jetë jetëgjatë në Kosovë, për shkak se personat kanë influencë të jashtëzakonshme në botën e krimit edhe në Kosovë. Nga informacionet që kam, ka qenë bashkëpronar në disa bzinese të lojërave të fatit në Kosovë, me personazhe të lidhur me politikën në Kosovë. Mendoj që këta janë personat të cilët e kanë ndihmuar për ta nxjerrë nga Shqipëria dhe për ta strehuar në Kosovë “, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026