“Bashkimi kombëtar, shkalla më e lartë e patriotizmit”/ Danaj thirrje politikanëve

5 Prill 2024 | 21:00

Këtë të premte Barometri në Euronews Albania sjell mendimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, për çështjen e Bashkimit Kombëtar.

Në këtë studim të realizuar për herë të parë në të dy vendet mes 2065 të pyeturve ballë për ballë, në të dyja vendet, qytetarët shqiptarë janë vendosur përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me dëshirën e tyre për bashkimin kombëtar dhe gjithçka që ka të bëjë me të.

Koço Danaj, i ftuar në ‘Barometri’ në Euronews Albania u ka bërë thirrje politikanëve që të bëjnë përpjekje për bashkimin kombëtar. Sipas tij këtë gjë e thotë dhe Kushtetuta.

“Për mua Bashkimi Kombëtar  është shkalla më e lartë e atij patriotizmi që sot në Shqipëri ka filluar të quhet patriotizmi kushtetuese. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se ne populli i Shqipërisë, me aspiratën për bashkim kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare, vendosim këtë Kushtetutë.  Politikanët, kushdo qoftë brenda territorit dhe jashtë territorit Shqipërisë,  jo vetëm Kosova por dhe në Maqedoni të Veriut. Ka një paradoks, ne kemi ditë  të shpalljes së pavarësisë në Shqipëri 28 nëntorin të 1912 , por ça është ky 28 nëntor, përveçse se Bashkimi Kombëtar”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026