Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur nga një sulm rus në Zaporizhia
Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm ajror rus në rajonin ukrainas të Zaporizhia.
Mes të plagosurve ishte një djalë 9-vjeçar, njoftoi guvernatori lokal, Ivan Fedorov përmes një postimi në Telegram.
Nuk dihet ende se kush ishte objektivi, por një foto e publikuar nga guvernatori tregon një kafene me xhama të thyer.
Disa shpërthime u dëgjuan më herët pasdite në qytet.
Nga ana e saj, Moska akuzoi ushtrinë ukrainase se sulmoi termocentralin bërthamor të Zaporizhia me drone, por pa shkaktuar dëme në infrastrukturën e tij kritike, njoftoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar zyrën e shtypit të stacionit, e cila kontrollohet nga Rusia.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim. Në të kaluarën të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve