Bashkitë dhanë 352 leje ndërtimi në pranverë, gjysmat u miratuan në Durrës
Bashkitë në vend kanë dhënë 352 leje ndërtimi gjatë 3 mujorit të dytë të vitit nga të cilat 156 janë miratuar vetëm në qarkun e Durrësit. Në krahasim me periudhën prill-qershor 2024, numri i lejeve është i njëjtë, por diferencën e bën sipërfaqja, e cila rezulton të jetë rreth 70% më e vogël.
Pra, nëse vitin e kaluar u miratua të ndërtohej në një sipërfaqe toke 845 mijë metër katror, këtë vit ndërtuesit do të shfrytzojnë hapësirë me sipërfaqe 280 mijë metër katror. Bie në sy se pjesa më e madhe e kërkesave lidhet me ndërtimin e banesave, me një ose 2 kate, 4 do të jenë rezidenca, 9 hotele dhe 21 ndërtesa tregtare.
Përveç Durrësit, hov ndërtimor do të ketë edhe Korça e Shkodra, të cilat shihen me potencial në aspektin e zhvillimit të turizmit për vitet në vazhdim.
Sipas INSTAT, që ka përpiluar raportin, vlera e përgjithshme e kostove të ndërtimit me lejet e autorizuara nga bashkitë këtë periudhë arrin 20 miliardë lekë.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona