Bashkojmë popujt dhe kulturat, orkestra e Beogradit koncert në Tiranë

15 Qershor 2023 | 16:28

Më datë 22 Qershor, Orkestra Sinfonike e Beogradit, do të mbajë një convert Gala në TOB. Gjithçka vjen në kuadër të “Ballkanit të Hapur” si dhe 100 vjetorit të themelimit të saj.

“Kjo është hera e parë që Zubin Mehta vjen në Shqipëri dhe orkestra është hera e parë. Fillon më datë 20 qershor në serbi, më pas më 22 qershor në tiranë dhe më pas i njëjti koncert shkon në Shkup”,- Etrita Ibrahimi, pianiste.

Zubin Mehta, është një ndër dirigjentët më të njohur në mbarë botën, cili vjen përherë të parë në Shqipëri. Ekspesiviteti I tij, ka mbajtur mbërthyer publikun të gjithë botën prej vitesh.

“Të vijë një personalitet i tillë në tokë shqiptare nuk para ka ndodhur. një dirigjent që është ndoshta sot për sot më i miri në botë… është nder i madh për Shqipërinë, e cila është e etur për të pasur figura të këtij kalibri”,-tha Etrita Ibrahimi, pianiste.

Kjo ngjarje historike, vjen në një moment, të vështirë midis Serbisë dhe Kosovës. Një koncert i planifikuar më herët, midis Shqipërisë dhe Serbisë.

“Arti i bashkon kombet nuk i ndan. mendoj që ndodh në një moment ndoshta pak delikat. në fund të fundit, populli shqiptar është mikpritëse nuk ka pse mbyll dyert ndaj artistëve qoftë serb, grek”,-tha Etrita Ibrahimi, pianiste.

Zubin Mehta është I njohur për mbështetjen e tij ndaj kauzave të paqes. Ndaj edhe në këtë koncert, synon të bashkojë popujt dhe kulturat.

Shpresoj të jetë fillimi i një paqeje të shpallur më parë, në thelb të gjithë duam paqen, është një mesazh shumë i mirë që i japim botës, mikpritja kundrejt orkestrës serbe”,-tha Etrita Ibrahimi, pianiste.   

Kërkesat për të parë nga afër koncertin Gala të Orkestës Sinfonike e Beogradit, kanë qenë të larta.

 Natën e 22 Qershorit, do të interpretohet “Simfonia nr. 7” e Bethovenit dhe “Simfonia fantastike” Hektor Berliozit.

 “Zubin Mehta është nga ata që ka bërë histori në dirigjimin botër, jemi përpara surprizave sepse asnjëherë nuk dihet si reagon një artist përpara një publiku. Krijohet një si energji mes publikut dhe artistëve dhe ndërron krejt atmosferën”,-tha Etrita Ibrahimi, pianiste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026