“Basti” publik i Kokës: Salianji dhe Noka do pajtohen prapë

6 Maj 2026 | 21:37

Analisti dhe gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albanai ka folur lidhur me debatin mes Ervin Salianjit dhe sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Sipas Kokës, ata do të pajtohen ashtu siç ka ndodhur në vitin 2022.

“Që zihen Flamuri me Salianjin, ky nuk është një lajm. Me thënë të drejtën unë bëj vështirë ta komentoj se unë e kam komentuar si sherr në 2022-shin i kam thënë dhe njërit dhe tjetrit që kjo gjëja do mbarojë, ju do pajtoheni dhe do bëheni prapë bashkë.

Koha tregoi që kështu ndodhi në fakt pas nja dy vjetësh dhe pastaj u bëna armiq bashkë. E di çfarë unë mendoj që ata do pajtohen prapë. E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë si media është të kemi pak memorie.

Tani opozita ngre pretendimin që fokusi duhet të mbahet shumë herë më i madh ose ka ngritur madje dhe Salianji është në akuzë për këtë nga partia e tij ose ish-partia e tij siç thotë partia e tij se e nisi aksionin e vet politik për demokratizimin e PD-së në kulmin kur PD-ja ishte angazhuar. PD-ja thotë kështu”, tha ai  ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Operacioni i koduar “Last Bet” ka çuar...
10:08 | 11/07/2026