Bastisje në pronat e ish-zyrtarëve të BKS-së, 39 të arrestuar në Kosovë

8 Janar 2026 | 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë me dije këtë të enjte se ka zhvilluar bastisje në pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare e Sigurimit. Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe Kapiteni Fatmir Karaliti njoftuan se janë arrestuar 39 persona.

Gjithashtu janë bllokuar llogari bankare në vlerë monetare mbi 1.3 milion euro. Lidhur me këtë rast janë përfshirë disa prokurorë dhe disa hetues. Në operacion janë angazhuar rreth 400 zyrtarë policorë.

Kryeziu tha se  hetimet për këtë rast kanë nisur që në mars të vitit 2025, ndërsa aksionit të sotëm i kanë paraprirë një sërë veprimesh hetimore intensive. Sipas tij, bëhet fjalë për keqpërdorimet dhe dëmet që janë bërë në Byronë Kosovare të Sigurimeve në vlerë prej mbi 1 milionë euro.

Kryeziu tha se janë sekuestruar para të gatshme, ar, orë dore, armë dhe pajisje elektronike. Ai shtoi se janë bllokuar 1 milionë e 300 mijë e 886 euro.

“Në mesin e hetimeve janë ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish-drejtori i departamentit financiarë të hetimeve po ashtu të BKS-së, të cilët duke keqpërdorur autorizimet që iu kanë besuar nga BKS-ja ju kanë mundësuar personave të ndryshëm që të kryejnë transaksione të ndryshme ku kanë arritur përfitime të mëdha për vete.

Duke i shkaktuar dëm të madh BKS-së në vlerë prej 1 milionë e 43 mijë euro, po ashtu kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara”, tha Kryeziu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026