Baton Haxhiu: Asnjë emër i opozitës për President s’merr konsensus nga PS

19 Maj 2022 | 20:42

Analisti Baton Haxhiu shprehet se emrat e propozuar nga opozita për President nuk mund të marrin konsensusin e Partisë Socialiste.

“Konsideroj se kjo listë nuk mund të kalojë në asnjë mënyrë te PS. Hiq Visar Zhitin, asnjëri nuk mund t’i përshtatet PS”, tha Haxhiu duke thënë se mazhoranca nuk është e gatshme për të dhënë konsensusin për këto emra.

Analisti veçoi nga emrat e propozuar deputetin Dashamir Shehi, pavarësht se sipas tij do ta ketë të vështirë të marrë dakordësi mazhoranca për President.

“Më vjen keq që në këtë listë është Dashamir Shehi, pasi e meriton një respekt publik për mënyrë se si ka jetuar me politikën”, tha ai.

Me këtë tha Haxhiu, opozita po përdor strategji. Sipas tij, me këto emra të propozuar nga opozita synon që t’ia lërë fajin mazhorancës për mos arritjen e një pakti për zgjedhjen e një presidenti me konsensus të gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026