Baton Haxhiu: Fatkeqësi që në 5 vite s’kemi mundur të kalojmë ende në filtra 800 gjyqtarë
Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania se është për të ardhur keq që në 5 vite nuk është arritur të filtrohen 800-1000 gjyqtarë në mënyrë që të përmbyllet procesi i vetingut.
Sipas tij, kjo vonesë ka ardhur nga fakti se sistemi i drejtësisë ka rezultuar shumë më i korruptuar se ç’është menduar kur u nis kjo reformë.
“Këtu s’kanë faj ndërkombëtarët. Faji i tyre është se e kanë filluar nga lart poshtë, ndaj Gjykata Kushtetuese është në këtë gjendje. Gabimi është se shoqëria shqiptare e ka përsosur sistemin korruptiv për disa vite dhe ndaj ka qenë i paprekshëm”, tha analisti.
Por sipas analistit Andi Bushati reforma radikale që u ndërmor në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës Perëndimor, ishte e tillë pikërisht nga fakti se dihej që sistemi i drejtësisë tek ne ishte thellësisht i korruptuar. Për Bushatin, vonesat në reformë janë të pajustifikuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve