Baton Haxhiu: Grupimi kundër Berishës, të formojë parti të re nëse kanë guxim
Analisti Baton Haxhiu thotë se nëse ish-kryeministri SaliBerisha rizgjidhet në krye të PD kjo është një çështje e brendshme e demokratëve pavarësisht se me shpalljen ‘non grata’, do t’i ketë të mbyllura rrugët e komunikimit me DASH.
Haxhiu tha se tani beteja juridike për drejtimin e PD nuk ka shumë vlerë para përcaktimit me votë duke iu referuar rezultatit në zgjedhjet e pjesshme.
Ai sugjeron se në rast se ‘grupi kundër Berishës’ nuk arrin të ndalë kandidimin e tij për kryetar, atëherë duhet të presë një tjetër moment politik për të fituar betejën kundër Berishës ose duhet të krijojnë një force të re politike.
“Mazhoranca dhe zyrat i takojnë Sali Berishës. Nëse nuk fitojnë betejën për të mos rikandidur Berisha, që është e vështirë të realizohet, në të kundër ky grupim duhet të presë një moment tjetër politike ose nëse kanë guxim duhet të formojnë një parti tjetër politike”, tha Haxhiu.
Për vendimin e gjykatës, analisti Andi Bushati tha se ka një presion politik për të mbajtur opozitën të përçarë.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive