Baton Haxhiu: Tentativa e Kim për të shkatërruar Berishën, e ktheu në hero
Për analistin, Baton Haxhiu reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit tregoi se qëndrimi i ambasadores amerikane në Tiranë për Berishën nuk është qëndrim personal.
Haxhiu tha se të gjitha raportet e SHBA ndërtohen nga stafi i ambasadës dhe çdo qëndrim verifikohet nga DASH dhe institucione të tjera.
“Nuk mund të themi që SHBA kanë një qëndrim personal ndaj dikujt. Deklarata e Berishës se Yuri Kim nuk përfaqëson qëndrimin e DASH kjo nuk ka kuptim”, tha Haxhiu.
Sipas tij është më e ndershme që të thuhet se nuk pajtohemi me këtë qëndrim të SHBA dhe jo të akuzosh ambasadoren.
Andi Bushati tha se Kim nuk bën politikat e saj në Shqipëri dhe qëndrimet janë të DASH. Por, Bushati shtoi se një ambasador ka shumë dorë se si e përpunon informacionin.
Sipas tij, Kim me sjelljen e saj ka dështuar që rolin e Berishës ta zvogëloi pas shpalljes ‘non grata’.
“Mendoj se debati real për Yuri Kim nuk është a zbaton direktivat e DASH. Sekretari Blinken ka dashur që ta shpallë Berishën ‘non grata’ dhe detyra për ta nxjerr nga politika ka qenë e Kim. Ne kemi parë që mënyrë se si e ka zbatuar urdhrin ka dështuar”, tha Bushati.
Edhe Baton Haxhiu shprehu mendimin se është tepruar për shkatërrimin e Berishës në një kohë kur ishte i parëndësishëm.
Sipas tij, mënyra s’i u tentua që të largohej Berisha nga politika, e ktheu atë në hero.
“Mendoj se mënyra se si është larguar Sali Berisha është heroizim i tij”, tha Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë