Baton Haxhiu për turet e Berishës: I përsëritshëm, pa ide dhe anti-historik
Turet e takimeve të ish-kryetarit të PD-së në rrethe janë pa ide dhe i përkasin të kaluarës. Kështu u shpreh analisti Baton Haxhiu në studion e “Shock” të Euronews Albania.
Ai theksoi se në fjalimet e tij Berisha ishte i përsëritshëm dhe nuk kishte asgjë të re për mbështetësit.
“I përsëritshëm, pa ide, funksionon në një kontekst politik të së kaluarës, anti-historik dhe i padobishëm. Sali Berisha është njeriu, që po bën gjëra të pamëshirshme kundër vetes”, tha Baton Haxhiu.
Pavarësisht pajtimeve në disa pika, Andi Bushati thotë se shikon entuziazëm të shtuar në takimet e Sali Berishës.
“Gjej të reja, që kishte më shumë entuziazëm, më shumë njerëz. Ndërkohë që Basha bën burokratin, Sali Berisha del e takon njerëzit. Sot atje, nuk dukej shumë, por ishte kryetar i PD në Fier. Nëse kjo bëhet vazhdimësi, pushteti i Bashës praktikisht ka rënë. Nuk besoj se Berisha mundet të mbajë mbi duart spektrin e opozitës. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë po e shndërron Bashën në një kufomë politike”, tha Bushati.
Haxhiu thekson se kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka nevojë të bëjë ture të tilla, pasi e ka betejën e fituar me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit vijon të kundërshtojë vendimin e Bashës, e i cili përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike
“Pse nuk duhet të dalë Basha në tubime dhe të fitojë betejë kundër tubimeve? Për arsye se ka betejën e sigurt, betejën me Sali Berishën”, tha Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion