Baton Haxhiu: Po të isha ministër, s’do e pranoja Kodin Etik të Ramës
Analisti Baton Haxhiu thotë se nuk i ka pëlqyer Kodi Etik i miratuar nga qeveria Rama. Sipas tij aty janë vendosur disa rregulla si të ishin për fëmijët.
Haxhiu shtoi se përcaktimi i disa rregullave të detajuara, tregon se shumë ministra janë persona pa ndërgjegje.
“Kodi Etik i trajton ministrat si njerëz pa ndërgjegje dhe që s’kanë besim në publik. Ky kod etik spikat rrënimin e ndërgjegjes për ata që drejtojnë ministritë”, tha Haxhiu.
Analisti tha se nëse do të ishte ministër nuk do ta pranonte duke shtuar se kushdo që emërohet “është për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën”.
Haxhoi shtoi se nëse Rama nuk ka besim tek ministrat e tij, duhet t’i zëvendësojë me të tjerë dhe jo t’i trajtojë si fëmijë.
“Si mund t’i thuash ministrit nuk duhet të shkosh në kazino? Nuk kemi për t’u takuar me biznesmenë. T’i paraprakisht e paragjykon se është i korruptuar”, tha Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë