Baton Haxhiu: Problemi i PS janë klanet. Bushati i përmend me emra
Duke analizuar se çfarë do të ndodhë në Kongresin e PS më 9 prill, Baton Haxhiu tha se një problem në PS është ekzistenca e klaneve brenda PS.
Haxhiu tha se në parti ka më shumë një luftë brenda llojit se sa me kundërshtarin për arsye se ndihen shumë komod pas përçarjeve në PD.
“Tirana është evidente se kush e fiton garën për kryetar të PS dhe shihet si pasardhës i lidershipit”, tha ai.
Për luftën e klaneve brenda PS foli edhe Andi Bushati duke përmendur “armiqësinë mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt” si dhe “armiqësinë mes Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit”.
Gjithashtu ai përmendi dhe armiqësinë mes Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt.
Për analistin, Bushati, kreu i PS po përpiqet të ringjallë “trupin e sëmurë dhe të korruptuar” të partisë që drejton përmes një elektroshoku.
Bushati tha se lëvizjet e Ramës vijnë për shkak të zhvillimeve brenda Partisë Demokratike që ‘zien brenda vetes’.
“PS ka ngelur e fjetur, po të shkosh në bazën e PS i gjithë preokupimi është ca tenderësh lokalë ka”, tha Bushati.
Rama tha analisti ka gjetur problemin por jo zgjidhjen.
“Ngjallja nuk bëhet dot me ceremoni, por duhet lojë demokratike e vërtetë”, tha Bushati.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë