Baton Haxhiu: Rama do ta ketë të lehtë me Berishën e Metën në krye të opozitës

Andi Bushati dhe Baton Haxhiu
28 Prill 2022 | 20:56

Analisti, Andi Bushati thotë se numri i pjesëmarrësve të deputetëve në Kuvendit të PD më 30 prill do të jetë tregues nëse kjo parti po bashkohet apo po përçahet.

Sipas Bushatit, me rëndësi është sa nga 30 deputetët afër Bashës do të jenë të pranishëm.

Për analistin Baton Haxhiu ristrukturimi i PD ka si qëllim kryesor rikthimin e Berishës në krye të PD.

Haxhiu tha se në shtator parashikon ‘një Shqipëri tjetër’ pasi përveç Berishës, edhe Meta do të rikthehen në krye të LSI.

Madje, analisti theksoi se parashikon që Presidenti Meta pritet të shpallet ‘non grata’ në përfundim të mandatit.

“Shatori do të jetë një bashkë dyzim i forcave politike të dy personave non grata”, tha Haxhiu.

Sipas tij në këtë situatë, qeveria do ta ketë shumë të lehtë përballë Berishës dhe Metës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026